Falsifikoi formularin e fshehu dënimin me burg, pezullohet policja

Postuar: 13/09/2017 - 11:15

Policia e shtetit ka pezulluar nga detyra një punonjëse të policisë pasi akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit. Specialistja e Informacionit, me inicialet M.D., kishte fshehur se ishte dënuar 18 muaj burg për shpërdorim detyre.

Këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare M.D., me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” informon policia e shtetit

Prokuroria kërkoi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë. 

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave vendosi caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për N/ komisaren.

Mbi të rëndon akuza  “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”, e parashikuar nga neni 190/1.a i Kodit Penal.

Hetimi u krye Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

SHÇBA ofron numrin falas 08009090 për çdo qytetar që ka informacion mbi implikimin apo shkelje ligjore të punonjësve të Policisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një çift shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane, pasi janë kapur me një sasi droge.

   Një ditë më parë, dy banorë të Hamallajt, në Durrës janë konfliktuar keq njëri me tjetrin, madje burri më i moshuar ka mbetur i lëndua

   Një 23-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët e tij në dhomën e gjumit.

   Kryeqyteti kanadez, Toronto u trondit dje si pasojë e një sulmi me furgon nga i cili mbetën 10 të vdekur dhe 15 të plagosur.

   Shyqyri Fafaj thotë se djali i tij ishte stresuar shumë nga kërkesat për vettingun.

Një 19-vjeçar në Athinë është vrarë nga tre shqiptarë për një borxh prej 170 eurosh.

Një person ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë.

Një adoleshent italian ka mbetur i plagosur pas një sherri midis disa të rinjve italianë dhe shqiptarë për arsye banale.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar tri ditë më parë në Arapaj të Durrësit.