Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot ku një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në lumit Kir.

Trupi i tij është gjetur nga kalimtarët, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital, por fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga raportimet e para mësohet se djali i mitur po luante anës lumit, kur ka rrëshkitur dhe është rrëmbyer nga uji.

Ende nuk dihet identiteti i tij dhe si ka rrjedhur ngjarja e dytë e rëndë e cila ka përfshirë qytetin e Shkodrës gjatë ditës së sotme.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngarje tragjike.