Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë me makinë në shtetin Italian.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi humbi drejtimin e makinës tip "Volkwagen Lupo" e cila bëri disa rrotullime dhe përfundoi e copëtuar në rrugë, mbrëmjen e kaluar.

Policia ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e shqiptarit të copëtuar, i cili jetonte në banesën e tezes së tij në Forlimpopoli dhe po kthehej nga një festë që kishin pasur me miq gjatë natës.

Policia ka bërë me dije se ai ishte rezident në Shqipëri, por shkonte shumë shpesh te tezja e tij dhe e njihte mirë zonën, si dhe kishte shumë miq aty.