Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të dy të moshës 47-vjeçare, pasi u kapën me heroinë dhe substancë që përdoret për prerje.

Të arrestuari janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci (personat që shihni në foto).

Ata janë arrestuar në provincën e Komos pasi u kapën me 17.5 kg heroinë dhe 8 kg substancë që përdoret për prerje. Policia italiane thotë se nëse droga do të hidhej në treg, do të kalonte vlerën prej 300 mijë eurosh.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë kontrollit në apartamentin e tyre. Heroina ishte e ndarë në 33 pako që ishin të fshehura në dy çanta, ndërsa veç drogës u sekuestrua edhe një peshore dhe 50 mijë euro, shkruan agjencia e lajmeve "Ansa".

Mësohet se po punohet dhe për identifikimin e një shqiptari tjetër, pjesë e këtij grupi.