Dy persona ende të paidentifikuar kanë rrahur para prokurorisë së Durrësit, avokatin e njohur Ilia Ilia.

Avokati ka deklaruar më herët se nuk i njihte personat që e kanë sulmuar ndërsa ka thënë që ka një të dyshuar.

Ilia ndodhet në Urgjencën e Durrësit për të marrë mjekimin e nëvojshëm dhe siç shihet nga fotot e siguruara nga "DurrësLajm", avokati ka marrë goditje në pjesën e fytyrës.