Një grindje për motive të dobëta ka përfunduar me ofendime dhe kanosje me kaçavidë.

Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë, në Sukth.

Mësohet se dy shtetas A.P. 27 vjeç, nga Sallmone, Shijak dhe M.S. 39 vjeç nga Rubjeka, Maminas ndërsa po drejtonin mjetet e tyre tip “Volksvagen” dhe “Ford” janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ata kanë ofenduar njëri-tjetrin, ndërsa më pas, kur gjakrat janë ndezur, 27-vjeçari nga Shijaku ka kanosur me kaçavidën 39-vjeçarin M.S. dhe 16-vjeçarin nga Tirana E.Q.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për të dy protagonistët e sherrit verbal.