Paraditen e kësaj të premteje, policia ka gjetur dhe sekuestruar 310 kg kanabis brenda një furgoni në fshatin Kraps të Fierit.

"Më datë 20.04.2018, në fshatin Kraps, në një mjet tip furgon, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve." shkruhet në njoftimin zyrtar.