Një gomone me drogë është gjendur ditën e sotme pranë Petroliferës në qytetin e Vlorës.

Nga raportimet e para, dyshohet se gomonia tërhiqej nga mjeti tip fuoristradë që u gjet i zhytur.

Gomonia është e gjatë 5 metra dhe ndodhej afro 1 km larg mjetit të zhytur. Nuk dihet ende sasia e drogës e gjetur në gomone. Pak më herët një fuoristradë xhip me targa italiane BG643 GX u gjet e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë sinjalizuar policinë për makinën që kishte mbetur në ujë.

Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr gomonen me drogë.