Një person nga Tirana është gjetur i vdekur brenda nje automjeti tip “Benz”, që ndodhej në parkingun e një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”.

Viktima është gjetur pa shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, informon policia.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa informacioni nga policia është dhënë sot.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë nr. 2:

Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.