Gjendet i vdekur një person para një kompleksi në Golem.

Viktima është identifikuar nga ana e policisë si shtetasi T.T., 48 vjeç, banues në Durrës.

Nga të dhënat policore, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë më 18 qershor në zonën e Golemit, para një kompleksi.

Ndërsa rrethanat e këtij rasti mbeten ende të paqarta dhe nuk dihet nga se është shkaktuar vdekja e tij. Policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme.

Ka nisur ndërkohë puna për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim.