Një 53-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës ku jetonte prej kohësh me qira.

Policia sqaron se viktima me inicialet H.Gj., banues në Tiranë, ditën e djeshme është gjetur i vdekur në banesën me qira të shtetasit SH.R, vjeç 55, banues në Tiranë.

Mësohet se 53-vjeçari ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.Ndërkohë policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.