Gjykata e Korfuzit ka vendosur këtë të hënë (20 gusht) të lërë në burg biznesmenin lushnjar Edmond Bego, deri në pritje të kërkesës për ekstradimin e tij nga autoritetet italiane. 

Ai u arrestua në Igumenicë në 17 gusht teksa kthehej për në Shqipëri nga ishulli ku bëri pushimet së bashku me familjen.  

Arrestimi i tij u krye për llogari të shtetit italian pasi sipas policisë greke ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër-arresti ndërkombetar për pjesmarrje ne organizatë kriminale, dhe kontrabandë në trafikimin e lëndëve narkotike. 

Sipas policisë greke në momentin e ndalimit 48-vjecari kishte një pasaporte me emrin e ndryshuar Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar edhe nga Shqipëria në Korfuz.

Nga drejtësia shqiptare Bega ka qënë i dyshuar edhe si një pjesemarrësit në bandën e Aldo Bares dhe Enver Dondollakur në Lushnje dhe për këtë madje ai ka dëshmuar edhe ne procesin ku është gjykuar kjo dosje. 

Sipas vendimit të gjykatës italiane, Bego rezulton i dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2008 me 21 vite burg vendim që është njohur në Shqiperi dhe është konvertuar në 4.4 vite burg në vitin 2010.  

Sipas ligjeve greke, afati i pritjes së dokumentacionit nga Italia për eksrradimin e Begës eshte 10 dite dhe ne rast se brenda këtij afati nuk paraqitet një kërkesë për ekstradim i arrestuari lirohet nga Gjykata e Apelit e Korfuzit dhe kthehet ne Shqipëri.