Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar motrën e bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Kodovjat, ku Guri Buzani pasi është grindur me fjalë me kunatën e tij, shtetasen H. L., 51 vjeç e ka goditur me mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”.