Një 26-vjeçar mbeti i plagosur me thikë këtë të shtunë rreth orës 15:15, në fshatin Dardhë të Fushë Arrëzës. Burime zyrtare sqarojnë se i riu me iniciale A.M. banues në Dardhë, është transportuar në spitalin e Pukës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të njëjtave burime, nga veprimet e para hetimore autor i dyshuar i kësaj plagosjeje është identifikuar 28-vjeçari Erjon Hasani, banues në Fushë Arrëz.

Autoritetet policore të Pukës, në mbështetje edhe nga një grup i Repartit FNSH Shkodër u vunë menjëherë në ndjekje të tij dhe pak kohë më vonë 28-vjeçari u arrestua.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien e autorit para përgjegjësisë ligjore.