Një roje karburanti ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Lezhë nga një grabitës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në pikën e karburantit ‘Emanuel Gaz’ në rrugën dytësore Lezhë-Rrile.

Grabitësi i maskuar dhe i armatosur, i cili lëvizte me një automjet pa targa është përleshur me rojën e pikës së karburantit duke e lënë të plagosur me armë në këmbë.

Roja është dërguar menjëherë drejt spitalit të Tiranës.

Nuk dihet vlera e parave që është marrë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.