Një grabitje  e një pike bastesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit, ku një person i maskuar ka grabitur një pikë bastesh në rrugën “Irfan Tomini”.

Sipas raportimeve të para ai ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh  nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër).

Grabitësi nuk është identifikuar ende, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.