Një grua humbi jetën mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pasi u rrëzua nga një pallat.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku viktima Ylvie Hodaj 70 vjeçe, ka rënë nga kati i tetë i pallatit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja ka rënë aksidentalisht nga pallati.