Një grua i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Gruaja 54-vjeçare me inicialet L.C piu fostoksinë në banesën ku jetonte në Manati të Lezhës.

Familjarët e saj e transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit, por gruaja ishte shumë rëndë. 

Duke parë gjendjen e saj të rëndë, mjekët kërkuan transportimin e saj drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja nuk mundi të mbijetojë.