Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte, kur një makinë në qytetin e Vlorës ka përplasur një fëmijë 3 vjeç.

Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është përplasur nga automjeti i drejtuar nga një grua.

Fëmija është transportuar për në spital, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 22.02.2018, në vendin e quajtur ''Bishti Kalldrëmit'', shtetësia F. M., duke drejtuar mjetin tip ''Benz'', ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar pranë ambienteve Policore. Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.