Konflikti mes tre personave ka degjeneruar deri në përplasje fizike në mes të Durrësit.

Dy banorë të Manzës kanë grushtuar një 47-vjeçar nga Ishmi në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar duke i shkaktuar lëndime si pasojë e dhunës.

“Më datë 23.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasit B.V dhe K.V, vjeç 54 e 27, banues në Manzë, pasi në lagjen nr. 4, kanë goditur me grusht, shtetasin A.A vjeç 47, banues në fshatin Ishëm”, njofton policia e Durrësit.

Dyshohet se sherri mes 3 personave ka ndodhur për motive të dobëta.