Zyrat e një kompanie sigurimi në lagjen nr.9 të qytetit të Durrësit janë vjedhur natën e kaluar nga hajdutët.

Pasi kanë depërtuar në zyrat e kompanisë, ata kanë marrë pajisje zyre, kompjuter dhe dokumente.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.