Vodhi zyrën e një partie politike, por tashmë ndodhet pas hekurave.

Një ditë më parë, 38-vjeçari K.B. nga Durrësi ka realizuar vjedhjen me thyerje të zyrës së një partie politike në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Nga aty ai ka mundur të marrë 4 televizorë të markave të ndryshme dhe një server.

Por nuk ka mundur të ikë larg me sendet e vjedhura, pasi është ndaluar nga policia dhe është prangosur në flagrancë.

Ndërkohë vlen të përmendet se televizorët po kthehet në një mall mjaft të 'preferuar' nga hajdutët, pasi në pjesën më të madhe të vjedhjeve që po realizohen në Durrës dhe rrethinat hajdutët largohen duke marrë me vete televizorë plazma.