Shqiptari i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e së premtes në Parma të Italisë ka ndërruar jetë sot.

Mediat italiane raportojnë se Iliej Dobjani nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti.

Dobjani, ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një makinë 'Alfa Mito', që drejtohej nga një vajzë.

42-vjeçari shqiptar u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por pas 36 orësh luftë me vdekjen, fatkeqësisht ndërroi jetë.