Humb jetën tragjikisht një shqiptar në Itali

Postuar: 10/04/2018 - 20:04

   Një tjetër shtetas shqiptar, që jetonte dhe punonte në Itali ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa punonte.

Ngjarja ka ndodhur sot në Comacchio dhe sipas mediave italiane, viktimë ka mbetur shqiptari me inicialet C.K., 49 vjeçar.

Ai po punonte për ndërtimin e një sheshi brenda kampit Mare Pineta në Lido di Spina, raportojnë mediet lokale

49-vjeçari thuhet se u aksidentua për vdekje nga makineria që po bënte çimenton, nga ku ai po e hiqte me lopatë.

Makineria u shemb dhe e plagosi për vdekje punëtorin shqiptar.

Megjithatë, ai do i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ferrara për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masë "Arrest me burg" për shtetasin Hysni Rama, vrasësin e Kejsi Hysës.

Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë.

 Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e të hënës, rreth orës 19:10, në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy automjete janë përplasur në Elbasan paraditen e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

I goditi rrufeja ndërsa lëviznin me traktor, vdes gruaja, dy burra plagosen rëndë.

Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme raportohet se në zonën pranë "Brrylit" në Tiranë ka rënë zjarr në banesë në pallat përballë Ministr

Një punëtor shqiptar ka alarmuar policinë në Ostuni të Brindisit, pasi kishte harruar çantën në stacionin hekurudhor.

Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve në aksidentin e trefishtë të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.