Humb jetën tragjikisht vogëlushja shqiptare

Postuar: 16/04/2018 - 23:01

   Një vogëlushe shqiptare ka humbur jetën në ishullin Naksos të Greqisë, duke u mbytur në pishinën e hotelit ku punonte e ëma e saj, në fshatin turistik Mikri Vigla, raportojnë sot mediat greke.

Duke mos pasur se ku ta linte, nëna e kishte marrë me vete Katerinën 4-vjeçare, dhe po hekuroste në lavanterinë e hotelit.

Siç raporton portali “naxosnews.gr”, në një moment vogëlushja u largua. Kur e ëma e pa se mungonte kishin kaluar 10 minuta.

Gruaja nisi të kërkonte vajzën e vet dhe më në fund e gjeti përmbys, pa ndjenja, në pishinën e hotelit.

Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak çastesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit, por ishte vonë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me akuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën. Më herët ishin shoqëruar edhe prindërit e vogëlushes, por shpejt u lanë të lirë.

Ngjarja ka shokuar gjithë shoqërinë e ishullit, ku familja shqiptare jetonte prej vitesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një burrë, megjithëse i izoluar në burg, ka gjetur mundësinë t'i dërgoje një “mesazh kërcënues” gruas.

   Janë ndaluar ditën e sotme 23 emigrantë në Devoll.

   Dy vëllezër, banues në Durrës, janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për dy vepra penale.

   Ky eshtë 60-vjeçari italian Piero Marmina (në foto), i cili u kap mbrëmjen e së mërkurës në portin e Durrësit në tentativë për të tran

Tre shtetas të huaj janë kapur nga policia në zonën e Shkozetit në Durrës, në autostradë.

Një person nga Durrësi, banues në fshatin Shkallë, ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Larje hesapesh e konsideron policia greke vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar, që u ekzekutua me plumb pas koke në orët e para të mëngjesit më

Bie në kontakt me korentin dhe gjen vdekjen.

Një e moshuar është gjetur e pajetë paraditen e sotëm në qytetin e Korçës.

Vijon zbatimi i planit të masave nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës për kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë pije a