Biznesmeni i ndërtimit Eduard Alikaj ka reaguar pas djegies së qëllimshme të makinës së tij një natë më parë. Alikaj përmes një statusi në "Facebook", shprehet se do t’i japë shpërblim 10-fish personit që i vendosi zjarrin makinës nëse do i tregojë se kush kanë qenë ata që e kanë urdhëruar.

Mjeti tip "Benz" Fuoristradë ML, me targa AA 777 KP në pronësi të Eduard Alikaj 44 vjeç, biznesmen ndërtimi në Vlorë u dogj dje. Zjarrvënia ka qenë qëllimshme, për shkak të konflikteve. Alikaj është një emër i njohur në Vlorë edhe për policinë, pasi në datë 16 dhjetor 2016, pas konflikti për parkimin, u arrestua së bashku me Hënes Dalipaj 30 vjeç.

Statusi i plotë i Eduard Alikajt:

Kisha vendosur ta ndërroja.

Tani mè duhet ta ri-bèj sepse jo vetèm u dogj pèr mua, por edhe mè tregoi se deri tek ajo mund tè afrohen.

Pèr afeksion do ta mbaj.

Shyqyr Zoti pati dèshmimtar qè vèmendjen ua tèrhoqi çakmaku qè ndezi benzinèn. Policia e Zjarrèfikèsit ndèrhyn me shpejtèsi duke kufizuar edhe dèmet. Herèt a vonè do dali si e qysh?!

Po njè apel kam pèr atè fukara qè hodhi benzinèn. Pèr atè qè pèr pak shpèrblim, èshtè shfrytèzuar nga tè tjerè.

Gjej mènyrèn, e mè bèj tè ditur kush….(?!)

10-fish do shpèrblehesh e mik do tè kem.

Çfarèdo do mè thuash do vdesi me mua.

Mos ngurro!!!