Ka dashur të bëjë të “fortin” duke ‘pushtuar’ një sipërfaqe toke publike, por duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë.

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal për 38-vjeçarin V.R., i cili ka zaptuar me 2 struktura hekuri një tokë shtetërore në lagjen nr.2.

Akuza e ngritur ndaj 38-vjeçarit është “Pushtimi i tokës, parashikuar në nenin 200 të Kodit Penal.

Tashmë do të jetë Prokuroria e Durrësit që do të merret me zbardhjen e mëtejshme të kësaj çështjeje.