Një polic i Komisariatit nr. 2 në Tiranë është shpallur në kërkim pasi në automjetin e tij u gjet një sasi droge.

Mësohet se efektivi i shpallur në kërkim dyshohet se ka dekonspiruar operacionet antidrogë të policisë.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga forcat blu lidhur me identitetin e saktë të policit të shpallur në kërkim.

Policia e ka sekuestruar mjetin e tij në Fushë-Krujë, ndërsa hetimet vijojnë.