I kërkuar ndërkombëtar për trafik kokaine, kapet anëtari i fisit Çapja

Postuar: 07/12/2017 - 09:17

Arrestohet një i kërkuar ndërkombëtar për trafik kokaine, anëtar i fisit Çapja në Elbasan.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:
Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit kokainë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e xhandarëve francezë në Annecy-le-Vieux, në posedimin e 300 gram heroinë dhe 90 gram kokainë, si

Policia e Shtetit ka reaguar sërish lidhur me 3.4 milionë eurot që u sekuestruan në portin e Durrësit ditën e djeshme.

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar nga Tirana.

Një shqiptar, në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën Castelfranco Veneto nga efek

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një rrugë në Tiranë.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve t

   Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën e Rrencit në Shkodër, në njësinë administrative Guri i zi.

   Aksident i rëndë rrugor në rrugën e Rrencit, në njësinë Guri i Zi, në Shkodër.

   Ka dashur të bëjë të “fortin” duke ‘pushtuar’ një sipërfaqe toke publike, por duket se nuk i ka bërë mirë llogaritë.