Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ditën e djeshme janë referuar materialet për një 27-vjeçar nga Tirana, pasi dyshohet se më datë 04.01.2018, rreth orës 12:00, në Maminas, t'i ketë marrë makinën një 28-vjeçari.

Policia shkruan se i riu me iniciale S.S., me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip "Audi", shtetasit A.I., banues në Shijak. Neni 277 i Kodit Penal.