Një person i moshuar nga Durrësi ka aksidentuar në kryeqytet një vajzë 25-vjeçare. Si pasojë, e plagosura me iniciale D.H. ka përfunduar në spital.

Ndërsa ndaj shoferit nga Durrësi, shtetasit M.S. që po ngiste një “Ford”, u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.S., vjeç 68, banues në Durrës, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen D.H., vjeçe 25, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.