I mungonte truri, mitra e organe të tjera! Gjykata burgos taksistin për vdekjen e adoleshentes shqiptare

Postuar: 13/06/2018 - 21:06

   Gjykata e Janinës ka vendosur që të çojë në burg një taksist grek i cili po shoqëronte me makinë Kostandina Anagnostin, 16 vjeçaren shqiptare që humbi jetën në vitin 2014, më 15 nëntor.

Ngjarja në fjalë ka risjellë dhe njëherë në memorje momentet e rënda të vdekjes misterioze të 16 vjeçares, e cila kishte ardhur në Shqipëri (Sarandë) për të kryer disa vizita tek mjeku dentist. 

Në atë kohë asgjë s’ka ndodhur, por teksa e reja po kthehej drejt Janinës, ajo ka humbur ndjenjat në taksi e më tutje ka shkuar e vdekur në spital.

Ekspertiza mjeko- ligjore u krye në Shqipëri. Analizat nxorrën përfundimin se e reja kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe hetimet u pushuan. Por ka qenë babai i vajzës i cili nuk e ka pranuar këtë rezultat dhe ka vijuar që çështjen ta ndjekë në Greqi përmes një denoncimi e një tjetër autopsie.

Autopsia atje doli në të tjera rezultate. Mjeku grek tha se Kostandinës i ishin hequr organet vitale nga trupi, në një mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standarti të mjekësisë ligjore, duke lënë të kuptohet se trupi i të resë kishte ardhur pa organe në Greqi.

Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).

Nga ana tjetër, kjo ngjarje ka hedhur dyshime serioze në lidhje me të gjithë dosjen e vdekjes e gjyqit respektiv për 16 vjeçaren. Ende nuk është bërë publike nëse Gjykatës i janë paraqitur prova të reja, pasi ditët e fundit prokuroria e Janinës ka thërritur rreth 7 dëshmitarë për të dëgjuar versionet e tyre mbi çështjen. Po ajo që dihet me saktësi është se Gjykata tashmë ka vendosur që ta çojë në burg taksistin që solli të vdekur në Greqi adoleshenten shqiptare.

Rrefimi i babait të Kostandinës i dhene ne mars te ketij viti pas ekspertizes greke

Profesori Mateos Tsugkas, mjek ligjor në spitalin shtetëror të Janinës, kishte deklaruar se vajza kishte vdekur nga atak kardiak i shkaktuar nga humbje gjaku gjatë një ndërhyrjeje gjinekologjike.

Mjeku tjetër, Theodhor Vuiouklaki, ka dhënë detaje edhe më të frikshme. Babai i Konstandinës, tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv grek “Të vërteta me Zinën” në Star: “E takova dhe qëndrova duke folur për katër orë me mjekun Vuiouklaki. Më foli me fjalë të thjeshta. Më tregoi se me një thikë të zakonshme, e kanë çarë vajzën time, i kanë hequr mitrën dhe qafën e mitrës”.

Dhe kur e pyeta përse ‘qafa e mitrës?’, – vijon rrëfimin babai, – “ai më tha se do të kishte përfunduar në ulërimë dhe shtoi: Ata i hoqën të gjitha gjenitalet e saj në mënyrë që të mos zbulohej ndërhyrja dhe shkaku i vdekjes”. Babai citon mjekun të ketë shtuar se po ashtu vajzës i janë hequr pjesë të trurit dhe gjuhës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, ku ka arrestuar dy persona të cilet akuzohen se shisnin kokainë

Një shtetas i dënuar me 8 vite burg është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. 

   Pre e hajdutëve mbrëmjen e së hënës ka rënë shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Shkozet.

   Vëllai i autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës ka qenë ndërmjetësuesi kryesor dhe ai që ka bindur Ritvan Zykajn që të dorëzohet në

   Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

   Policia e Tiranës bën të ditur se në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë

   Sot pritet te dale ne gjyq shqiptari 38-vjeçar, i arrestuar për plagosjen me armë të kushëririt të tij.

   Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur eksploziv në një banesë në Kamëz dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të saj.

   Një shtëpi u shkrumbua totalisht në fshatin Grecalli të Fierit. Nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet.

   Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili qarkullonte me armë me vete.