Tentativat për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin janë nga më të ndryshmet, por ajo që është regjistruar ditën e diel në portin e Durrësit ka lënë të habitur efektivët e Kufitares.

Këtë të fundit kanë zbuluar tek dera e njërit prej trageteve që lidhin Durrësin me portet italiane, një 29-vjeçar, që po tentonte të kalonte pa u vënë re.

29-vjeçari nga Kosova A.N. ka dështuar në tentativën e tij për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror, duke iu shmangur kontrollit.

Policia Kufitare e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tij.