Një i ri ka humbur jetën në bregdetin e Karaburunit, në Vlorë.

Sipas policisë, në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Njoftimi i policise:

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.