Një 26-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka bërë denoncim të rremë në polici sikur e kanë grabitur teksa po udhëtonte me makinën e firmës.

Ngjarja sipas tij, ka ndodhur në fshatin Ahmetaq, ku tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para mjetit në përdorim tip “Opel” pronë e firmës, dhe i kanë vjedhur lekët.

Po ashtu, ndaj të riut durrsak me iniciale S.S., rëndon dhe një tjetër akuzë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ai akuzohet se me mashtrim ka përvetësuar një shumë lekësh të firmës private.

26-vjeçari u arrestua ditën e martë dhe tashmë pritet të përballet me drejtësinë.