Megjithëse ishin ndarë kohë më parë, 35-vjeçari nga Durrësi nuk arrin të heqë dorë nga ish-bashkëjetuesja e saj.

Shtetasi A.L. është kallëzuar sërish në polici nga ish-bashkëjetuesja, shtetasja B.R. 32 vjeçe, e cila e akuzon ish-partnerin për dhunë psikologjike të ushtruar ndaj saj.

Rezulton se 35-vjeçari është përsëritës në këtë vepër penale, pasi më parë, ish-bashkëjetuesja e tij ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

Duket se mbarimi i periudhës së urdhrit të mbrojtjes e ka shtyrë sërish 35-vjeçarin t’i rikthehet presioneve ndaj partneres së dikurshme.