Një 32-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhelmuar në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet L. Ç(M), 32-vjeç banues në Fushë Krujë, rreth orës 11:00 të ditës së djeshme është vetëhelmuar me bar miu.

Fatmirësisht, i riu është dërguar në kohë në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë ku ka marë mjekimin e nevojshëm dhe më pas është larguar për në banesën e tij, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk bëhen me dije shkaqet që çuan 32-vjeçarin drejt aktit të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për  vlerësim.