Largimi nga puna i një familjari të tij duket se është pritur mjaft keq nga një i ri nga Shijaku.

Policia e kryeqytetit ka nisur procedim penal ndaj 27-vjeçarit J.L. që ka shpërthyer në mesazhe kërcënuese ndaj pronarit të familjarit të tij.

I shqetësuar nga mesazhet telefonike kërcënuese, 20-vjeçari V.M. nga Tirana i është drejtuar policisë për ndihmë.

Ai ka vënë në dispozicion të hetuesve të komisariatit nr.3 në kryeqytet, telefonin e tij ku dokumentohen mesazhet plot kanosje në adresë të tij, të nisura nga telefoni i 27-vjeçarit shijakas.

Ky i fundit po ndiqet penalisht për veprat penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Kanosja”.