Banorët e Shijakut kanë kaluar momente shqetësuese një ditë më parë, pasi një i ri ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Policia, pasi ka marrë një telefonatë në sallën operative se një person po qëllon me armë zjarri në ajër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin.

Nga veprimet paraprake të kryera nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B.,  vjeç 24, banues në Shijak, 

Por ndaj tij nuk rëndojnë vetëm akuzat e prishjes së qetësisë publike dhe armëmbajtjes pa leje, pasi u zbulua se ai mbante edhe lëndë narkotike së bashku me një thikë në banesën e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës u gjetën disa gëzhoja, si dhe nga kontrolli në banesë iu gjetën e bllokuan 804 gramë lëndë narkotike e llojit Marijuanë, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe një thikë.