Një i ri nga Durrësi që po drejtonte mjetin në qytet në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident duke u përplasur me një tjetër automjet.

Një ditë më parë, shtetasi L.B., 31 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar nën efektin e alkoolit mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.R, vjeç 33, banues në Fier, njofton policia.

Të dy drejtuesit ishin me leje drejtimi sqaron policia, dhe nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndaj 31-vjeçarit nga Durrësi u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.