Policia e shtetit ka bërë me dije se një ditë pas shpërthimit në dyqanin e celularëve është arrestuar pronari, Gentian Hoxha, 34 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, për shkak të plagëve të marra.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në dyqanin e Hoxhës dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer. Si pasojë është vetëdëmtuar rënde 34-vjeçari dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.