Një automjet tip “Benz” është djegur pjesërisht gjatë natës në mes të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen “Hajro Çakërri” pranë xhamisë.

Makina tip fuoristradë “ML”, me targa AA 777 KP, është në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, një biznesmen ndërtimi në Vlorë. Ndërsa nga informacionet e para, zjarrvënia dyshohet e qëllimshme, për shkak të konflikteve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.