Policia e Durrësit bën me dije se shtetasja E.B, e divorcuar nga shtetasi A.I e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht këtë të fundit.

I lodhur nga dhuna e ushtruar nga ish-bashkëshortja, megjithëse ata i kanë dhënë fund lidhjes martesore kohë më parë, burri nuk ka duruar dot më dhe i është drejtuar policisë për ndihmë. Ai ka denoncuar pranë efektivëve blu rastet e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Materialet iu kaluan Gjykatës për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, ndërsa pritet që burri të pajiset me urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshortja e dhunshme.