Një 59-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte me pushime në Dhërmi, ka humbur jetën ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, shtetasi D.H., teksa ishte në plazhin e jugut ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është nisur për në spitalin "Nënë Tereza", Tiranë.

Fatkeqësisht 59-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës pasi ka pësuar atak kardiak, bëjnë me dije burimet zyrtare.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme.