Një tjetër pushues ka rrezikuar të mbytet sot te Gjiri i Lalzit, ndërsa aktualisht ndodhet në luftë me jetën.

Sipas informacioneve paraprake policore, “DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për një djalë të moshës 18 vjeç nga Tirana.

Fillimisht u raportua në rrjete sociale se djali ka ndërruar jetë, por policia e Durrësit sqaron për “DurrësLajm” se i riu ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.