Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të një shtetasi italian i cili u kap në port me një shumë prej 50 mijë eurosh në çantë, për të cilat nuk kishte bërë deklarimin paraprak.

Shtetasi A.G. 61 vjeç, lindur dhe banues në Itali, ditën e djeshme më 2 nëntor, në Pikën e Kalimit  Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivët të DRKM me Doganën, iu gjet në çantë një shumë parash prej 50 000 €.

Policia e Durrësit njofton se italiani nuk kishte kryer procedurat e deklarimit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlere” parashikuar në nenin 179 të Kodit Penal.