Një shtëpi u shkrumbua totalisht në fshatin Grecalli të Fierit. Nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet. Djali i të zotit të shtëpisë dyshon se zjarri është vënë qëllimisht nga bashkëshortja e tij, pasi kishin konflikte të vazhdueshme.

Një shtëpi mori flakë pasditen e së hënës në fshatin Grecalli të Fierit. Kur u ndez zjarri askush nuk ndodhej në banesën në pronësi të Trifon Gjikës.

Megjithëse zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve, shtëpia u shkrumbua e gjitha. Ende nuk dihen shkaqet, por djali i të zotit të shtëpisë Ardian Gjika dyshon se gruaja e tij Rudina Ismaili ia ka vënë zjarrin shtëpisë.

Ardian Gjika: “Bën vaki ka rënë në depresion dhe ja ka vënë zjarrin”.

Gazetari: Dyshoni që ia ka vënë gruaja?

Ardian Gjika: “1 000 për qind, ia ka vënë edhe më përpara, i kam plaçkat aty unë.”

Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten e Ardian Gjikës. Kjo e fundit sipas burimeve policore ka thënë se nuk e ka vënë ajo flakën edhe pse ka qenë e mërzitur me burrin.

Gruaja e 47-vjeçarit kishte një javë që ishte kthyer në shtëpinë e Ardianit. Ajo vazhdimisht konfliktohej me të shoqin, pasi ky i fundit konsumonte alkool. /abcnews.al