Izet Haxhia kërkon me ngulm Berishën: Ma sillni këtu, jam dëshmitar i ngjarjeve që i djegin

Postuar: 14/06/2018 - 13:51

Ndonëse Gjykata e Krimeve të Rënda e shtyu për më 21 qershor vendimin për të hapur apo jo dosjen “Hajdari”, të konsideruar si dosja e shekullit, nuk kanë munguar deklaratat e forta të ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë, i akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai nuk e ka pranuar kurrë dhe nuk e pranon krimin e për këtë ka vendosur të kthehet nga Turqia atje ku qëndronte në arrati prej vitesh. Edhe sot nga salla e gjyqit Haxhia ka kërkuar ballafaqim me ish-kryeministrin Sali Berisha, njeriun për të cilin thotë se di shumë gjëra.

"Unë jam dëshmitar, kam ardhur të dëgjohem këtu. Nga viti 90 deri në 98 jam dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme kriminale që mund t’i djegin Sali Berishës",- ka thënë ai në gjyq.

Deklarata e tij u bë menjëherë pasi prokurori i çështjes ka deklaruar se Haxhia ka pasur dijeni për procesin dhe vendimet e marra referuar të dhënave në dosje. Avokati i tij ndër të tjera ka shtuar se nuk janë njoftuar sipas ligjit. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, ku ka arrestuar dy persona të cilet akuzohen se shisnin kokainë

Një shtetas i dënuar me 8 vite burg është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. 

   Pre e hajdutëve mbrëmjen e së hënës ka rënë shkolla e mesme e përgjithshme “Olsi Lasko” në Shkozet.

   Vëllai i autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës ka qenë ndërmjetësuesi kryesor dhe ai që ka bindur Ritvan Zykajn që të dorëzohet në

   Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

   Policia e Tiranës bën të ditur se në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë

   Sot pritet te dale ne gjyq shqiptari 38-vjeçar, i arrestuar për plagosjen me armë të kushëririt të tij.

   Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur eksploziv në një banesë në Kamëz dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të saj.

   Një shtëpi u shkrumbua totalisht në fshatin Grecalli të Fierit. Nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet.

   Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili qarkullonte me armë me vete.