Në 24 orët e fundit, komisariatet e policisë Durrës dhe Shijak kanë regjistruar denoncimet e tre shtetasve, që janë kanosur nga persona të tjerë, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Për secilin rast, policia ka nisur hetimet dhe çështjet përkatëse ia ka kaluar prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.P., vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin N.E., vjeç 49. Neni 84 i Kodit Penal.
  • Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit I.G., dhe E.G., vjeç 19 e 30, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasin D.C., vjeç 47. Neni 84 i Kodit Penal.
  • Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.M, vjeç 16, banues Xhafzotaj, pasi dyshohet se në Xhafzotaj, ka kanosur me fjalë, shtetasin Q.P., vjeç 43, banues në Xhafzotaj. Neni 84 i Kodit Penal.