Tre shtetas të huaj janë kapur nga policia në zonën e Shkozetit në Durrës, në autostradë.

Ata janë kapur më datë 16.08.2018, nga patrulla e Policisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Burime zyrtare nga policia informojnë se këta shtetas, në përfundim të procedurave përkatëse, do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.